NJIHUNI ME ORËT TUFINA

Prej vitit 1999 kompania “Tufina & Son” me pronar Enis Tufinën operon në shtetin gjerman me një laborator dhe depo personale pranë Mynihut ku çdo orë është dizenjuar, prodhuar dhe montuar medorë sipas të gjitha standarteve më të larta që kërkon ligji i shtetit gjerman. Prodhimi i koleksioneve nuk bëhet me shumicë kështu ju jeni të sigurtë se në kyçin tuaj mbani një produkt të veçantë dhe i vetmi i këtij lloji në gjithëtregun shqiptarë. Visheni me krenari ashtu siç ne jemi krenarë që geni jonë është kuqezi.

MEKANIZMI

Me vëmendje, planifikim dhe ekzekutim të kujdesshëm dhjetra ingranazhe të vogla bashkohen për ta bërë çdo orë një mrekulli shkencore, si dhe një vepër arti. Nuk mund të mos shihet moderniteti i veçantë i produkteve tona. Standardet gjermane të prodhimit dhe stilit motivojnë estetikën e Tufinës. Nga saktësia e skicave tona, detajet e përpikta të orëvedhe cilësia e mekanizmave tanë skeletorë, ne po ndërtojmë praktikën tonë mbi një grup standardesh inxhinierike të njohura prej kohësh nga kjo anë e Evropës. Besoni sahatçinjtë më të vjetër shqiptarë.

Disa detaje të orëve Tufina

Kasa Çelik i rafinuar ose larë me flori
Lëkura Origjinale dhe lëkurë e vërtetë
Mekanizmi In-house mekanik ose automatik
Rezistenca ndaj ujit 3 ATM ose 5 ATM
Xhami Xham prej safiri shumë rezistent
Dizenjo Kontemporane

Paketim Ekskluziv

Një shtëpi e punuar me kujdes për një orë që duhet ta keni tuajën me patjetër. Paketimi është pjesë përbërëse e produktit. Luksi është sinonim i ekskluzivitetit Qëllimi ynë është kënaqësia maksimale e klientit prandaj një ambalazhim i bukur është pjesë e blerjes dhe eksperiencës tek Tufina.

Theorema watch box